Detaje/ Shpërthimi me tritol, reagon Policia e Durrësit

AKTUALITET


DURRËS- Policia e Durrësit ka reaguar pas shpërthimit të fortë të kësaj të hënë në lagjen nr.4 në Durrës.

Sipas Policisë, lënda shpërthyese është vendosur në pjesën e jashtme të dritares së banesës së Ilir Koçiljas.


Banesa në fjalë është e pabanuar dhe fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Ilir Koçilja, sipas policisë, është personi i dyshuar për vrasjen e Haki Kokës, ngjarje kjo, e cila ndodhi pak ditë më parë në qytetin bregdetar.

Zona e shpërthimit është rrethuar dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe për kapjen e autorëve.




Skip to toolbar