Detajet/ Grabiti 5 mijë € nga banesa në Bllok, si i kërcënoi vajzat filipinase se do i vriste

AKTUALITET


Një 32-vjeçar nga Prishtina u vu në pranga sot nga policia pasi grabiti me dhunë paratë në një banesë në Tiranë. Burime bëjnë me dije se 32-vjeçari Dren Osmani ka grabitur 5 mijë e 500 euro ka arritur të grabis në një banesë në zonën e Bllokut.

32-vjeçari ka hyrë në territorin e Shqipërisë më 15 janar dhe pasi ka kryer grabitjen në po të njëjtën ditë është larguar në drejtim të Kosovës.


Ai ka hyrë në banesën që jetonin me qira 3 vajza filipinase ku i ka dhunuar dhe i ka kërcënuar se do i vriste nëse nuk i jepnin parat.

Uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me 32-vjeçarin.




Skip to toolbar