“Dhuna nuk është mjet politik”, Bardhi reagon pas tensioneve në kryesinë e PD-së

Më të fundit


Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për sulmin ndaj deputetëve pas mbledhjes së kryesisë nga mbështetës të Lulzim Bashës.

“Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi ndaj deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike. Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD.


Duke dënuar me forcë aktet e dhunës kundër deputetëve të PD, anëtarëve të Kryesisë dhe gazetarëve, u kërkoj secilit kolegë të distancohen publikisht prej tyre. Përmes dhunës, presionit dhe shantazhit nuk ndërtohet asgjë afatgjatë, në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë.”, shkruan ai.




Skip to toolbar