Derbi mes Cruzeiro dhe Atletico Mineiro në ligën e futbollit brazilian, përfundoi në dhunë barbare. Tifozët e të dyja ekipeve u përleshën masivisht, aq sa policia u detyrua të përdor gaz lotësjellës për t`i shpërndarë.
Dy tifozeritë, rivale të ashpra me njëra-tjetrën, nisën një sherr masiv, duke hequr vëmendjen nga fusha e lojës dhe përqëndruar në tribuna. Sipas mediave braziliane, ishin tifozët miq ata që nisën sherrin.
Kaosi ishte i madh, tifozët nisën të shkelnin njëri-tjetrin, ndërsa pamjet tregojnë se shumë stola u shkulën për tu përdorur si mjete për të gjuajtur kundërshtarin.
Stjuardët u përpoqën të parandalonin dhunën, por u desh ndërhyrja e policisë, që përdori gaz lotësjellës dhe bomba me piper për të shpërndarë tifozët. Raportohet se nga ngjarja pati të plagosur, mes të cilëve dhe vajza e mitur e një lojtari të skuadrës së Cruziero.