Digjet “Range Rover” në Elbasan. Dyshimet e para

AKTUALITET


Një makinë luksoze tip “Range Rover” është djegur mëngjesin e të enjtes në qytetin e Elbasanit. Mjeti ishte në pronësi të shtetasit me inicialet M.A, tha Policia e Elbasanit.

Makina, në momenti që është djegur ndodhej e parkuar në anë të rrugës, pranë banesës së pronarit të saj.


Makina është djegur pjesërisht nga flakët. Sipas policisë, nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është aksidental. Megjithatë, grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.




Skip to toolbar