Presidenti iranian Masoud Pezeshkian shpalli “fundin e luftës 12-ditore” të imponuar nga Izraeli, në një mesazh drejtuar kombit të transmetuar nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.
“Sot, pas rezistencës heroike të kombit tonë të madh, vendosmëria e të cilit bën histori, ne jemi dëshmitarë të vendosjes së një armëpushimi dhe përfundimit të kësaj lufte 12-ditore të imponuar nga aventurizmi dhe provokimi” i Izraelit, thotë Pezeshkian.
Masoud Pezeshkian përshëndeti një “fitore të madhe” në një luftë që ai tha se Irani e kishte përfunduar me sukses, sipas mediave iraniane.
Agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit IRNA raportoi më parë se Pezeshkian tha gjatë një telefonate me Princin e Kurorës Saudite Mohammed bin Salman se Irani ishte gati të zgjidhte mosmarrëveshjet me SHBA-të bazuar në kornizat ndërkombëtare.