Dosja CEZ/DIA, Ilir Meta në SPAK

Më të fundit


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paraqitet në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Kreu i PL është paraqitur këtë të mërkurë në lidhje me dosjen “CEZ-DIA”.

“Për telenovelën CEZ-DIA, meqënëse jeni lajmëruar herët edhe, po kështu të përballoni edhe reshjet e shiut. Ë

Është një telenovelë, e cila është gjykuar dy herë, e cila është rihapur për rastin konkret, në dhjetor të vitit 2019, nga një kallëzues i rremë, i cili është dënuar dy herë nga gjykata për shpifje, dhe i cili është dënuar një herë nga gjykata për dhunë në familje. Faleminderit”, u shpreh Meta pak para se të hynte në SPAK.

Meta u paraqit në SPAK i vetëm, pa avokat mbrojtës. Meta është thirrur si person që ka dijeni. Hetimet po kryhen nga prokurorët Altin Dumani dhe Arben Kraja sa i takon dosjes CEZ DIA.



Skip to toolbar