Drafti i Ramës për Asociacionin, Bundestagu konfirmon marrjen e dokumentit: S’mund të komentojmë më gjatë…

KOSOVA


Kryeministri Edi Rama, njoftoi ditën e djeshme përmes një konference për shtyp, se i ka dorëzuar kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrit francez Emanuel Macron, një draft statut mbi Asocacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, me qëllim ç’tensionimin e situatës në Veri dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Euronews Albania ka kontaktuar me zëdhënësin e Budenstagut gjerman për të marrë më shumë informacion në lidhje me përmbajtjen e këtij draft-statuti.


Në përgjigjen e kthyer për gazetarin Thimi Samarxhiu, zëdhënësi i Budenstagut pranon marrjen e dokumentit nga zyra e kancelarit gjerman, por preferoi të mos jepte më shumë detaje në lidhje me përmbajtjen e draftit, kjo dhe për shkak të konfidencialitetit të dokumentit.

“Mund të konfirmojmë marrjen e dokumentit në Kancelari. Ju kërkojmë mirëkuptimin tuaj se ne nuk mund të komentojmë përmbajtjen e këtij dokumenti konfidencial”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Budenstagut.




Skip to toolbar