Kishin pika këmbimi valutor pa licencë, në hetim pronarët e 3 subjeketeve në Tiranë

AKTUALITET


Policia e Tiranës, vuri në hetim pronarët e tre subjekteve të pikave të këmbimit valutor të cilat ishin të palicensuara.

Policia njoftoi sot se “specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në vijim të kontrolleve të kryera në zbatim të planit të posaçëm të masave “Për goditjen e aktiviteteve të paligjshme”, evidentuan 3 raste të tjera të këmbimit të valutave, nga subjekte të palicencuara për këtë aktivitet.

“Për këto raste u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 3 pronarët e subjekteve në rrugët “Abdyl Frasheri”, “Sokrat Miho” dhe “Sulejman Delvina”, shtetasit O. L., 31 vjeç, E. P., 35 vjeçe dhe M. D., 40 vjeç”.

Policia bëri me dije se kontrollet dhe verifikimet ndaj shtetasve dhe në subjekte, vijojnë.

Gjithashtu sipas policie janë sekuestruar 45 000 euro, 7000 dollarë, 3000 paunde dhe 1 500 000 lekë..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar