Kryeministri Edi Rama mori pjesë në homazhet për ish kryetarin e Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, më 5 maj.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Pëllumbi ishte një pikë referimi në historinë e ndryshimit të epokave.
Rama shtoi se Pëllumbi ishte një person dashamirës ndaj kujtdo.
“Unë profesorin e kam njohur pak, dhe përgjithësisht nga larg. Dua të kujtoj se marrëdhënia ime me të, është tipike e një antipatie reciproke në distancë, pastaj e një simpatie reciproke në afërsi. Që kur se e kam parë të shfaqet në sytë e mi, profesori përfaqësonte gjithçka që unë nuk simpatizoja. Ka qenë një nga mësimet më të çmuara të gjithë rrugëtimin tim, përballja e realitetit me njeriun, përtej etiketimeve, kornizimit të tij në sferën publike. Kam njohur një njeri shumë progresist, dashamirës ndaj kujtdo që përpiqej të bënte gjithçka ndryshe dhe njeri solidar me mua në kohë të vështira. Shfaqet në ekranin e celularit tim, duke më dërguar fjalë inkurajuese. Natyrisht, që kur një njeri largohet shumëçka që lidhet me të, afrohet.
Por besoj se edhe kur ky afrimi i gjërave si rezultat i momentit, të tretet në kohë, profesori do mbetet pikë referimi në historinë e ndryshimeve dhe ndryshimin e epokave. Një pikë referimi edhe për ata që do duan të kuptojnë dinamikat dhe historinë e PS. Besoj se me zë apo pa zë, gjithësekush qëe ka njohur, do e kujtojë si burrë të mirë, të ndershëm, të mençur, dhe mbi të gjitha babaxhan”, theksoi ai
