Drejtorët do japin dorëheqjen, Kadia: Institucionet në Shkodër do t`i drejtojnë femrat

AKTUALITET


Atë që Kryeministri Rama e lajmëroi të martën nga Lezha, ku u komunikoi drejtuesve të qarqeve se ‘drejtorët e drejtorive rajonale të institucioneve në Shkodër, do të largoheshin nga detyra’, ka nisur të zbatohet të mërkurën. Në një dalje për mediat, gjatë kohës që zhvillohej mbledhja e Kryesisë së PS, kryetarja e kështillit bashkiak të Shkodrës, Birsela Kadia, ka dhënë lajmin se ‘të gjithë drejtorëve burra, në drejtoritë rajonale të institucioneve, u është kërkuar dorëheqja”, tha ajo.

“Vendin e drejtorëve aktualë do ta zënë gra dhe vajza, ndërsa në përzgjedhjen e tyre do të marrin pjesë dhe qytetarët”, u shpreh kryetarja e këshillit bashkiak të Shkodrës. E pyetur në lidhje me zbatimin e urdhrit të kryeministrit, për të mos larguar gratë nga puna në bashkitë, Kadia u shpreh se prioritet do të kenë femrat.


Të martën, pas takimeve që zhvilloi me drejtuesit e qarqeve të veriut në Lezhë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi shkarkimin e drejtuesve burra nga detyra. Tashmë do të duhet që ata të japin dorëheqjen, ndërsa vendi i tyre do të zihet nga drejtuese femra.




Skip to toolbar