Dumani në KLP: Kemi hetuar 33 ish zyrtarë gjatë 2024, 19 prej tyre janë dërguar për gjykim!

AKTUALITET


Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani paraditen e kësaj të hëne ka raportuan në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, punën që institucioni që ai drejton ka bërë përgjatë vitit 2024.

Dumani tha se SPAK ka hetuar gjatë vitit 2024 një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Ai tha se janë vënë në hetim 33 ish zyrtarë, nga të cilët 19 janë dërguar për gjyukim.

Për 10 funksionarë të lartë, tha Dumani, gjatë vitit të kaluar janë dhënë vendime të formës së prerë.

“Sa i takon luftës kundër korrupsionit, janë hetuar një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë 2024, janë nën hetim 33 ish zyrtarë të lartë, dy prej tyre në dy procedime të ndryshme, Nga këto, 19 janë dërguar për gjykim në gjykatë duke përfaqësuar 52.9% të rasteve.

Në vitin 2024, janë 10 funkionarë të lartë publikë për të cilët ka pasur vendime të formës së prerë. Nga ana tjetër, numri i personave të dërguar në gjykatë përbën rreth 35.2% të totalit të individëve në hetim.

Hetimet e vitit 2024, tregon se korrupsionit i zyrtarëve të lartë zhvillohet me skema të sofistikuara dhe faktorë si ndikimi institucional, përfshirja e rrjeteve kriminale dhe pastrimi i parave.

Ritje ka shënuar edhe numri i procedimeve për veprën penale për pastrim parash, rritje me 34%, krahasuar me vitin paraardhës, rritje në masën 34% ndërkohë që krahasuar me 2021 këto procedime janë trefishuar.

Gjatë 2024, konstatohen 132 hetime të filluara me kallëzime nga individë dhe institucuione. Hetimet e filluara nga kallëzimet e qytetarëve janë dëshmi e rritjes së publikut te insticioni i Prokurorisë së Posaçme”, tha Dumani.



Skip to toolbar