Durrës/ Shkëputet krahu i betonieres, aksidentohet punëtori

AKTUALITET


Të hënën pasdite në qytetin e Durrësit ka ndodhur një aksident në punë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një punëtor. Nga informacioni zyrtar i policisë, mësohet se gjatë punës për ndërtimin e një objekti, betonieres së betonit i është shkëptur krahu i vinçit.

Si pasojë, ka mbetur i plagosur një punëtor, shtetasi me inicialet P.D., 49-vjeç banues në qytetin e Durrësit.


Sipas policisë, i plagosuri është nisur për kurim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, pas aksidentit, në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe një grup hetimor me specialistët përkatës, të cilët kanë nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar