Dy gra e akuzojnë për abuzim seksual/ Legjenda e boksit Foreman: Përpiqen të zhvasin miliona

BOTA


Ish-legjenda e boksit, George Foreman, deklaroi se dy gra po tentojnë ta zhvatin për gjoja abuzim seksual me to, duke këmbëngulur se ai është i pafajshëm. Pasi dy femrat dështuan në misionin e tyre, burime pranë ish-kampionit të botës, i thanë ‘TMZ’, se padia kundër Foreman mund të ngrihet këtë javë në qytetin e Los Anxhelosit.

Ai përmend se prindërit e të dy grave, kishin patur një marrëdhënie miqësore pune me Foreman më shumë se katër dekada më parë dhe se padia sigurisht që do të ishte abuzim seksual i ish-boksierit ndaj të dyve në vitet ’70. George Foreman është në dijeni të padisë së mundshme, ndaj në një deklaratë deklaroi se është i pafajshëm për të gjitha akuzat dhe pretendoi, se të dy gratë që synojnë ta padisin atë vetëm për para.


“Gjatë gjashtë muajve të fundit, – tha Foreman, – dy gra janë përpjekur të zhvasin miliona dollarë secila nga unë dhe familja ime. Ata po pretendojnë në mënyrë të rreme se unë i kam abuzuar seksualisht mbi 45 vjet më parë në vitet 1970.”

E akuzojnë për abuzim seksual, kampioni i botës Foreman:

“Unë i mohoj me vendosmëri dhe kategorikisht këto akuza. Krenaria që kam për reputacionin tim do të thotë për mua po aq sa edhe arritjet e mia sportive dhe nuk do të trembem nga kërcënimet dhe gënjeshtrat e pabaza.”

Sipas ‘TMZ’, secila prej grave i kërkon Foreman-it 12.5 milionë dollarë, i cili përsëriti pafajësinë e tij, ndërsa u shpreh se nuk ka kërkuar kurrë përleshje, por se do të mbrohet.

“Unë jam dhe do të jem gjithmonë i udhëhequr nga besimi im në Zot,- tha Foreman. – Unë do të punoj me avokatët e mi për të ekspozuar plotësisht dhe me vërtetësi skemën e akuzuesve të mi dhe të mbrohem në gjykatë. Unë nuk zgjedh zënka, por as nuk ik prej tyre.”

Foreman, i lindur në 1949 , debutoi si boksier profesionist në 1969 dhe doli në pension në 1997, ndërkohë që ishte një kampion bote në peshën e rëndë.




Skip to toolbar