Dyshohet se përdhunoi të miturën, pranga 60-vjeçarit të dehur në Lezhë

AKTUALITET


Policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasin V.N 60-vjeç banues në Lezhë pas një denoncimi të ardhur në komisariat se ai ka ngacmuar dhe mund të ketë përdhunuar një vajzë të mitur me aftësi të kufizuara. Policia njofton se 60-vjeçari është arrestuar ndërsa ishte duke i dhënë makinës në gjendje të dehur.

Ky shtetas ka qenë duke drejtuar mjetin e tij , ku ka rezultuar në gjendje të dehur, në masën 0.93mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, “Vepra të turpshme” dhe “Drejtimi I mjetit në gjendje të dehur “.



Skip to toolbar