E rëndë në Tiranë! 52-vjeçari godet me thikë në qafë e trup bashkëshorten

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë është shënuar pak pas mesnate në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet. Sipas policisë një 52-vjeçar ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë bashkëshorten. 46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua me akuzën e tentativës së vrasjes.

Tiranë/Informacion paraprak


Më datë 23.05.2024, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi J. Sh., 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe.

46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.




Skip to toolbar