E zënë poshtë pllakat e mermerit, ndërron jetë punëtori në Durrës

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të enjte në Durrës. Mësohet se një punëtor ka ndërruar jetë, pasi e kanë zënë poshtë pllakat e mermerit.

“Rreth orës 11:30, në lagjen nr.15, dyshohet se nga kamioni me të cilin punonte shtetasi, 52 vjeç, kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë këtë shtetas, i cili si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimi e Policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.



Skip to toolbar