155 vite burg në total dha Gjykata e Posaccme për një grup të strukturuar kriminal i cili u gjykua me procedurë të shkurtuar , lidhur me disa episode falsifikimi dokumentash dhe kalim të paligjshëm kufiri. Sipas prokurorisë së posaccme, grupi kriminal kalonte emigrantë të paligjshëm në disa vende të botës kundrejt pagesave të ndryshme.
Aktiviteti i paligjshëm sipas hetimeve të kryera nga prokurore Elida Kacckini, u ushtrua gjatë viteve 2022-2024, ku pjestarët e grupit mundësonin kalimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë në rrugë tokësore, ajrore dhe detare drejt Mbretërisë së Bashkuar, SHBA dhe Kanadasë.
Hetimet zbuluan disa ambiente në Tiranë të përshtatura për prodhimin e dokumenteve false, ku gjatë operacionit të zhvilluar pak kohë më parë u sekuestruan 37 vula të institucioneve të ndryshme, dokumente të falsifikuara, kompjuterë, printera, pajisje për monedha virtuale, si dhe shuma të konsiderueshme parash: 25 mijë euro dhe 20 mijë paund
Veprimtaria kriminale sipas SPAK, ishte e organizuar me role të ndara, që dëshmon për një strukturë të mirëpërcaktuar kriminale me qëllim përfitimin financiar.
I gjithë grupi u gjet fajtor për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Grupi strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.
Të dënuarit:
Njazi Ademaj, Ylli Brahimaj, Rrezart Domi, Osman Luca, Artur Mici, Arsen Caka, Jugert Gashi, Emiljan Marashi, Amarildo Luca, Robert Gjika, Roland Islamaj, Xhelal Krasniqi, Fitim Rama, Gridi Elezi, Maksim Domi, Dritan Cena, Redi Salaj, Behar Nuhiallari, Behar Rexha, Deila Qama, Arnold Shahu, Ylli Çaushaj, Artid Shtylla, Murat Gjuniku, Bardhyl Imeri, Bajram Xhaja, Besnik Lumaj, Altin Neli, Fatmir Stankova, Arben Rushiti, Leonardo Lama, Xhelil Alla, Perlat Canaj.
Ata u gjetën fajtorë për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Grupi strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.
