Ekzekutimet në Elbasan, Gjykata vendos “burg pa afat” për Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halilin

AKTUALITET


Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat” për Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halilin.

Hoxha dhe Halili akuzohen se janë personat që kanë kryer vrasjen e E. Ramazanit dhe të R. Runajt.


Të dy dyshohet se janë vrasës me pagesë, të paguar nga persona të tjerë për të kryer ekzekutimet të stilit mafioz.

“Nga hetimet intensive ka rezultar se këta dy shtetas janë të përfshirë edhe në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani, ndodhur më datë 20 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit. Nga provat e grumbulluara rezulton se të dy këta shtetas kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e 40-vjecarit Ramazani”.

“Po nga hetimet rezulton se këta shtetas, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentimin me prova ligjore, kapjen dhe arrestimin e tyre”.

“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se viktima Regis Runaj, mbrëmjen e ngjarjes ka qenë në shoqërinë e dy autorëve të dyshuar dhe pasi kanë konsumuar lëndë narkoitke, në një park në afrësi të varrezave të qytetit, janë drejtuar për në qytetin e Elbasanit.

Në afërsi të varrezave, shtetasi E. H. e ka goditur shtetasin R. R., një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme”, tha policia.




Skip to toolbar