Ruben Saraiva, vrasësi i dyshuar i Ardian Nikulajt, më 19 prill në lokalin e tij në Shëngjin, është arrestuar sot në nga policia në Marok.
Policia marokene, pas shkëmbimit të informacionit me policinë e Tiranës ka bërë të mundur lokalizmin në Rabat, Marok, e më pas arrestimin e tij, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, të 28-vjeçarit portugez.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin nr. 97, të datës 26.04.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me autoritetet marokene, po punon për të bërë të mundur ekstradimin e 28-vjeçarit, drejt Shqipërisë.Ndërkohë, vijon intensivisht puna kërkimore në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të shtetasit të fundit të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.