Ekzekutimi i Ergys Dashit në Ekuador, Mediat vendase: Viktima e gjashtë ballkanike

AKTUALITET


Mediat ekuadoriane e cilësojnë vdekjen e Ergys Dashit në Ekuador, si viktimën e gjashtë ballkanike në vend. Në artikull janë përmendur shqiptarët e ekzekutuar, serbët dhe malazezët. Mes tyre përmendet Ilir Hidri, Renzi Azemi, Adriatik Tresa, malazezi Fadil Kaçani dhe serbi Sasa Spasic.

Ai është viktima e gjashtë ballkanike. Ergys Dashi është viktima e gjashtë ballkanike e një sulmi në Guayas. Të mëparshëm ishin shqiptari Hidri Ilir, i pushkatuar në periferi më 30 maj 2017, kosovari Renzi Azemi, i sulmuar (mbijetuar) në qendër të qytetit më 7 nëntor 2017, malazezi Fadil Kaçani, i ekzekutuar rrugës për në. la Costa më 14 mars 2018, serbi Sasa Spasic, u vra në një qendër tregtare Samborondón më 21 prill 2020 dhe shqiptari Adriatik Tresa, i eliminuar në La Aurora, në Daule.‘- shkruhet në artikull.


Ergys Dashi, u ekzekutua mbrëmjen e 22 janarit në një atentat mafioz në zemër të Guayaquilit të Ekudorit, qyteti me portin e njohur për transportimin e sasive të mëdha të kokainës. Ngjarja ndodhi rreth 19:00, kur Dashi ishte ulur të darkonte në një restorant me emrin ‘Grilling’, në rrugën Avenue José Joaquín Orrantia përballë qendrës tregtare ‘Mall del Sol’. Njëri prej autorëve, i cili mbante një buqetë me lule në duar u fut në restorant, duke lënë të vrarë shqiptarin dhe plagosur një vajzë e cila ishte kliente.




Skip to toolbar