EMRAT/ Aksident me vdekje në Korçë, karroca i del para automjetit, ndërron jetë drejtuesi

AKTUALITET


Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin nacional Korçë – Kapshticë në fshatin Neviçisht.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Korçë/Informacion paraprak


Më datë 23.09.2020, rreth orës 05:35, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Neviçisht, ka ndodhur një aksident, ku për pasojë shtetasi E. G., 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur shtetasin H. R., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, që lëvizte në rrugë me kalë, i cili ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. G., u dërgua në Spital për kontroll mjekësor, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.




Skip to toolbar