EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, identifikohet vinçieri që humbi jetën

AKTUALITET


LUSHNJË– Drejtuesi i vinçit, që humbi jetën pasi ranë kontakt me tensionin e lartë është Landi Verçani.

Si pasojë e shpërthimit tetë persona u lënduan, mes tyre dhe deputeti socialist Bujar Çela.


Ky i fundit i është nënshtruar një operacioni dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë.

Sipas policisë, në një kapanon, i cili ishte në ndërtim e sipër, dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.




Skip to toolbar