Enno Bozdo ‘thumbon’ Bashën: Mos t’i shmangemi përgjegjësisë, përndryshe …

Më të fundit


Koordionatori Kombëtar për Energjinë në PD, Eno Bozdo ka thënë, se për të ndryshuar PD, nevojitet gjakftohtësi, ndershmëri dhe guxim.

Ky reagim i tij vjen në një kohë kur po kërkohet dorëheqja e Lulzim Bashë nga kreu i PD, pas humbjes së 25 Prillit.


“Për të ndryshuar duhet të shohim thellë brenda vetes dhe me sinqeritet të pohojmë sesi mund të përmirësohemi.

Për të ndryshuar PD, për ta përmirësuar atë, nevojitet jo vetëm gjakftohtësi, por edhe ndershmëri dhe guxim. Guxim për të vërtetën”, ka shkruar Bozdo në rrjetet sociale.

Ndonëse nuk e përmend emrin e Bashës, Bozdo ka një mesazh për të.

Sipas tij, nuk i duhet shmangur përgjegjësisë, përndryshe, PD nuk mund të rritet dhe nuk mund të forcohet.

“Evidentim i gabimeve dhe përgjegjësisë së gjithsecilit, nga i pari deri tek i fundit, pa asnjë përjashtim. Nuk duhet të ketë hatër dhe as hatërmbetje.

Ky proces është thelbësor për ringritjen tonë sot si dhe fitoren tonë nesër.

Nëse do t’i shmangemi sot kësaj përgjegjësie, nuk do mund të rritemi dhe as të forcohemi për të nesërmen!

Është në interesin jetik të PD dhe të çdo demokrati një proces i tillë. Dhe të mos harrojmë asnjëherë: PD mbi të gjitha sepse shtëpia jonë e madhe meriton më të mirën nga ne!”, shkruan më tej Bozdo




Skip to toolbar