“Është tregtari më i mirë”, Trump sulmon Zelensky: Sa herë vjen në SHBA, ikën me 60mld $

BOTA


Donald Trump ka një qëndrim ndryshe nga administrata Biden për luftën në Ukrainë dhe këtë nuk nguron ta shprehë në daljet publike, në kuadër të fushatës për Presidencialet 2024.

Nga tubimi “Turning Point USA” që u mbajt në Detroid, Trump ka kritikuar hapur paketat amerikane të ndihmës për Kievin duke u shprehur se ai “do ta kishte rregulluar atë” (ndihmën Amerikane për Ukrainën) përpara se të merrte çelësat e Shtëpisë së Bardhë.


Tregtar i mirë” e përshkroi më tej Trump, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky duke iu referuar përpjekjeve të tij për të siguruar me çdo kusht mbështetjen financiare të SHBA-së për luftën.

Mendoj se Zelensky është ndoshta shitësi më i madh me kostumin e politikanit që kemi parë ndonjëherë. Sa herë që vjen në vendin tonë, ai largohet me 60 miliardë dollarë. Ai sapo u largua katër ditë më parë me 60 miliardë dollarë, dhe kthehet në shtëpi dhe njofton se i duhen 60 miliardë dollarë të tjerë. Nuk ndalet kurrë”, tha Trump.

Deklarata e Trump përmbante pasaktësi në lidhje me ndihmën e SHBA-së për Ukrainën, pasi një projektligj i ndihmës së huaj që përmbante afërsisht 61 miliardë dollarë për Ukrainën u nënshkrua nga presidenti i SHBA Joe Biden në fund të prillit.

Sulmi i Trump ndaj Zelenskyt vjen në vazhdën e deklaratave të tij të mëparshme, ku ka nënvizuar se do të ndalë ndihmën ushtarake për Ukrainën, nëse fiton zgjedhjet presidenciale, e po ashtu ka thënë se Rusia nuk do të kishte nisur pushtimin e Ukrainës në vitin 2022, nëse ai do të ishte Presidenti i SHBA.




Skip to toolbar