EURO2024, Sylvinho prezanton listën me “të përzgjedhurit”

KOMBËTARE


Pritjes i erdhi fundi. Ashtu siç ishte njoftuar edhe më herët nga Federata Shqiptare e Futbollit, pasditen e kësaj të hëne, tekniku Sylvinho do të prezantojë listën zyrtare të lojtarëve, të grumbulluar, në kuadër të Kampionatit Evropian të futbollit, EURO2024, që do të zhvillohet në Gjermani, mes datave 14 qershor-14 korrik.

Deri më tani disa emra janë të konfirmuar, si Armando Broja, Jasir Asani, Frederik Veseli, Klaus Gjasula dhe Ernest Muçi.





Skip to toolbar