Eurobondi, Ibrahimaj : Pse duhet ta marrim këtë vit

EKONOMI


Në Komisionin për Ekonomisë dhe Financave, ministrja Denlina Ibrahimaj ka deklaruar se rritja e çmimeve është pozitive deri në një nivel të qëndrueshëm. Sipas saj inflacioni deri në 3% është i qëndrueshëm. Megjithatë ministrja theksoi se brenda inflacionit çmimet performojnë ndryshe, për një produkt është më i lartë e për një tjetër më i ulët.

2.5% inflacion është inflacion më se i qënderueshëm. Rritja e çmimeve është pozitive në vend derisa nuk arrin një nivel të shqetësueshëm. Deri në nivelin 3% inflacioni është i qëndrueshëm. Parashikimet e FMN nuk parashikojnë rritje të inflacionit përtej 3% madje gjatë vitit të ardhshëm do shkojmë në 3%. Brenda inflacioni ka grup  çmimesh  që performojnë ndryshe, kame çmime më të larta dhe më të ulëta”, tha Ibrahimaj.


Komisioni i Ekonomisë po diskuton edhe marrjen e eurobondit 500-700 milionë euro. Duke qenë se Banka Botërore ka paralajmëruar një shtrëngim monetar vitin e ardhshëm, Ibrahimaj  nënvizoi se është në interesin tonë që të marrim borxh këtë vit pasi vitin tjetër kostoja do të jetë më e lartë.

“Kostoja e borxhit ka ardhur ndër vite duke u reduktuar. Është ndikuar nga stabiliteti makroekonomik, sa i përket maturimit patjetër që një maturim më i gjatë ka kredibilitet më të gjatë në ekonomi. Objektivi ynë është që në 2023 afati i maturimit të shkojë në 864 ditë maturim. Është në interes që maturitetet të zgjaten. Vitin e ardhshëm të gjithë BB janë duke paralajmëruar një shtrëngim monetar. Është në interesin tonë të marrim një borxh, të marrim një shifër më të madhe këtë vit e të mos dalim në tregje vitin e ardhshëm.  Të gjitha gjasat janë që gjasat në tregje ndërkombëtare në vitin e ardhshëm të jetë më e shtrenjtë”, deklaroi ajo.

Ministrja nënvizoi se ka edhe vende tjera që kanë marrë borxh këtë vit për shkak të këtij paralajmërimi.

“Serbia, Maqedonia kanë marrë borxh këtë vit. Vendet e zhvilluara dalin dhe 3 ose 4 herë në vit në tregje kapitale”, shtoi ministrja.

Eurobondi që pritet të emetohet në vitin e ardhshëm do të përdoret për të mbuluar nevojat e qeverisë, si për financimin e borxhit të kaluar ashtu edhe për nevojat që ka shkaktuar pandemia. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se ky eurobond do të shërbejë për mbështetje buxhetore dhe do të përdoret në arsim, shëndetësi, bujqësia apo infrastruktura dhe mbështetje e investimeve publike.

“Emetimi i një eurobondi ka një rëndësi të veçantë sidomos për vendet me një ekonomi të vogël. Eurobondi jo vetëm na ndihmon për plotësimin normal të nevojave të buxhetit të shtetit, por përfaqëson një mundësi për të përmirësuar perspektivat e investitorëve, duke prezantuar më tej perspektivat optimiste afatmesme. Në daljet e mëparshme kemi pasur norma interesi në rënie. Eurobondi do të jetë nga  500-700 milionë euro dhe një afat maturimi nga  7 deri në 10 vite në bazë të tregjeve të huave. Jemi në përfundim të plotësimit të dokumenteve. Financimi do të përdoret për mbështetje buxhetore dhe do të përdoret arsimi, shëndetësia, bujqësia apo infrastruktura dhe mbështetje e investimeve publike. Një pjesë i investimit do të mbetet në thesar për vitin 2022”,  tha Delina Ibrahimaj.