Europa e para, kalon 500 mijë viktima nga COVID-19

CORONAVIRUS


Europa është rajoni i parë në botë që regjistron më shumë se 500 mijë të vdekur nga COVID-19.

52 shtetet e Europës arritën gjithsej në rreth 500.069 vdekje, duke kaluar kështu edhe Amerikën latine me 477.404 vdekje, SHBA dhe Kanada me 321.287, apo edhe Azinë me 208.149.


Që nga tetori, Europa është kthyer sërish në epiqendër të pandemisë, së bashku me SHBA-në, duke u përballur me një valë të dytë infektimesh.

Gati 37.000 vdekje janë regjistruar në shtatë ditët e fundit, një nivel rekord që nga fillimi i pandemisë.

Vetëm ditën e martë 6 800 vdekje u regjistruan në 24 orët e fundit, shifra më e lartë për një vit.

Ndër vendet më të goditura, Belgjika mbetet me numrin më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë e saj, me 158 vdekje për 100.000 banorë, e ndjekur nga Italia, Bosnjë-Hercegovina, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut.




Skip to toolbar