Falsifikim dokumentesh dhe trafik droge, ekstradohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia

AKTUALITET


Dy persona të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare janë ekstraduar me qëllim vuajtjen e dënimit në Shqipëri, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Një shtetas i akuzuar për falsifikim të dokumentesh është ekstraduar nga SHBA drejt Tiranës. Shtetasi me iniciale D.M., 32 vjeç ishte dënuar në SHBA me 5 vite burg  për veprën penale “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”. Gjithashtu ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe pritet të kryej dënimin në vendin tonë.

Një tjetër rast ekstradimi ka ndodhur nga Gjermania, ku një 22-vjeçar akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Shtetasi shqiptar me iniciale A. Xh., 21 vjeç,  është dënuar në 2017 nga Gjykata e Tiranës me “arrest me burg” për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Në datë 29.04.2017 oficerët e policisë kufitare kanë sekuestruar 104,75 kg kanabis, të cilën shtetasi A. Xh. ka tentuar ta trafikojë nëpërmjet kufirit tokësor drejt Maqedonisë së Veriut.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar brenda dhe jashtë vendit, me qëllim përballjen e tyre me drejtësinë.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/vb.1502420603377639/2603032656403334/?type=2&theater


Skip to toolbar