Familja italiane humb rrugën, por gjen mikpritjen shqiptare

AKTUALITET


Një familje italiane, burri, gruaja shtatzënë dhe dy fëmijët e tyre kishin ardhur për turizëm në Shqipëri, por ata i ka zënë nata dhe kanë humbur rrugën. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Rabijes në Mallakastër dhe veprimi i parë që turistët italianë kanë kryer ka qenë njoftimi i policisë, megjithëse nuk ka qenë e nevojshme ndërhyrja e tyre, pasi shqiptarët kanë treguar mikpritjen e tyre. Një banor i zonës ka gjetur familjen italiane në rrugët e fshatit dhe duke parë gruan shtatzënë, ai i ka ftuar në shtëpi, ku i ka strehuar dhe ka njoftuar policinë se do të jenë të sigurt.

Policia e Mallakastrës tha se fillimisht ishte njoftuar nga familja italiane, por pas disa orësh kërkime është njoftuar se familja italiane u gjet dhe ndodhet në një prej shtëpive, e cila i mikpriti italianët.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër thanë se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe falënderoi banorët e zonës për mikpritjen dhe ndihmën e dhënë në gjetjen e turistëve të huaj.




Skip to toolbar