Përplasja me 4 të plagosur në lokal, kapet kreu i grupit

Më të fundit


Përplasja me armë në një lokal në Laprakë dy vite më parë, ku mbetën të plagosur katër persona, ka çuar në pranga një 37-vjeçar, duke e çuar në katër numrin e të arrestuarve. Pas vëllezërve Arben Seferi dhe Astrit Seferi dhe Viktor Gjergjit, policia ka vënë në pranga edhe Xhevahir Markun.

Marku akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe armëmbajtjes pa leje. Gjatë operacionit policia sekuestroi 3 armë zjarri, 75 fishekë luftarakë, një sasi parash, dy automjete dhe 8 celularë.


Në vitin 2017 gjatë sherrit të ndodhur në një lokal në zonë e Laprakës mbetën të plagosur, pronari i lokalit, Eljon Leka me të cilin dy vëllezërit kishin pasur konflikt të mëparshëm si dhe Avni Biberi, Bujar Mrisha dhe Bledar Gusturama, të tre klientë në lokal.

Policia tha se Marku u arrestua gjatë operacionit “Versaçe”, ku ra në pranga edhe A.S. 37 vjeç, i akuzuar për vepra të tjera penale. Operacioni u zhvillua në lagjen “Demokracia“ në Qytetin e Mamurrasit. Për shtetasin A. S., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin Penal të vitit 2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale ” Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara” mbetur në tentativë në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Po ashtu, 37-vjeçarit A.S. i kanë mbetur dhe 2 vite e 6 muaj  për të vuajtur dënimin në bazë të vendit të gjykatës së Apelit dhënë në vitin 2018, për veprat penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.




Skip to toolbar