Fasha blu në Twitter rikthehet me të njëjtin çmim, por jo për përdoruesit Apple

BOTA


Fasha blu në Twitter rikthehet sërish të hënën pasi gjatë muajit të shkuar u përvetësua nga mashtruesit.

Kostoja vijon të jetë 8 Dollarë në muaj, ndërsa për ata që e përdorin aplikacionin nga një pajisje Apple, tarifa është 11 Dollarë. Kjo vjen për shkak se Elon Musk ka shprehur zemërimin ndaj pagesave të komisionit që Apple aplikon në blerjet brenda aplikacioneve.


Butoni “Ndrysho” është një nga opsionet e fashës blu. Gjithashtu ata që zgjedhin ta blejnë, iu shfaqen më pak reklama, postimet e tyre vendosen mbi të tjerët, mund të postojnë dhe shohin video më të gjata dhe me cilësi më të mirë.

Më parë, fasha përdorej si një mjet verifikimi për njerëz të profilit të lartë si një shenjë autenticeti. Twitter e ofronte falas, por Musk, pas blerjes së kompanisë vendosi se ishte e padrejtë.

Ata që mbanin më parë këtë shenjë nga versioni paraardhës i platformës, i kanë ende, por gjithsesi do të zëvendësohen me ngjyrë të artë për bizneset dhe gri për faqet qeveritare.




Skip to toolbar