Taulant Balla në emisionin ‘RealStori’ u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka më çfarë i merr Shqipërisë dhe se nuk mund të jetë më vendimmarrës për fatet e vendit.
Gjatë bisedës në studio kreu i Grupit Parlamentar të PS, më tej theksoi se fate e shqiptarisë janë të lidhura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo sipas tij nuk mund të ndryshojë, ndërsa shtoi se të gjitha partitë politike duhet të dakordohen në këtë pikë.
“Një person i shpallur non-grat pavarësisht CV-së politike nuk mund të jetë më vendimmarrës në fate e Shqipërisë. Fatet e Shqiptarisë janë shumë të lidhura me aleancën e SHBA dhe buron edhe nga fakti se rreth 98 % e qytetarëve shqiptarë mbështesin partneritetin strategjik me SHBA. Mendoj që sot ka nevojë për një dakordësi, pro europiane dhe euroatlantike ku nuk duhet të ketë më dallime. Sa i përket çështjes së partneritet të SHBA ne duhet të jemi shumë të qartë. Kushdo që do të bjerë në këto efekte shtrënguese në duhet të jemi në një zë. Unë mendoj që pjekuria politike e secilit prej nesh e kupton që ajo që ka ndodhur me zotin Berisha ka qenë një vlerësim që është mbushur pak nga pak deri në momenti që SHBA kanë përdorur këtë instrumentet. Mendoj që ka një qasje me keqpërdorimin e një deklarate, të një përfaqësuesi të BE, që më pas është qartësuar kur jo më larg se dje ka përshëndetur masat në veri të Kosovë dhe Serbi.
Basha aleancë me Ramën?
Balla: Kujt mund ti shkojë në mendje se mes PS apo PD ka një aleancë, kur retorika politike nga zoti Basha ka risjellë gjuhën e shthurur të Sali Berishës në Kuvend. Ne e kemi marrë një vendim, në këtë mandat të ri qasja e PS në marrëdhënie me opozitën do të jetë e ndryshme nga ajo që kemi pasur. Konsensusi nuk është pazar, është kur për mënyrën dhe orientimin e një politike ne jemi dakord, por gjithashtu duhet të biem dakord për mënyrën e formësimit të saj. Dua të jetë e qartë se edhe PD e drejtuar nga Basha duhet të kutojë që historia e gabimeve të së shkuarës, bojkotit, mosdakordësisë mendoj që nuk bëjnë mirë dhe nuk janë model që ekzistojnë gjëkundi. I kam bërë thirrje PD të kontribuojnë në atë që quhet përmirësim sepse roli i Kuvendit është verifikues dhe përmirësues dhe ka plot nisma ligjore për t’u dëgjuar.