Firma me Griezmann, Barcelona nën hetim, rrezikon të ‘paguhet’ shtrenjtë


Antoine Griezmann mund t`i kushtojë më shtrenjtë se 120 milionë euro Barcelonës. Të premten Federata Spanjolle e Futbollit ka nisur një hetim ndaj klubit Katalanas, pas një krese të bërë nga Atletico Madrid, që pretendon se Barcelona dhe Griezmann (ish-lojtar i Atleticos), kanë bërë një marrëveshje të fshehtë në mars të këtij viti.

Disa ditë pasi palët arritën marrëveshjen e transferimit, ku Barcelona pranoi të paguante klauzolën e Griezmann ndaj Atletico Madrid për 120 milionë euro, klubi kryeqytetas pretendon se ka zbuluar një marrëveshje të fshehtë mes ish-lojtarit të tyre dhe ekipit katalanas, bërë në mars.


Sipas Atletico Madrid, kjo marrëveshje është bërë në një kohë kur vlera e klauzolës së lojtarit ishte ende 200 milionë euro dhe nuk kishte zbritur në 120 milionë euro, për këtë arsye Atletico kërkon hetim nga Federata Spanjolle e Futbollit për Barcelonën dhe Antoine Griezmann.

“Atletico Madrid ka kuptuar se kontrata ishte kryer para përfundimit të sezonit të kaluar, në bazë të fakteve, veprimeve dhe deklaratave të lojtarit dhe Barcelonës, ka nisur procedurat që i konsideron të nevojshme për t mbrojtur të drejtat dhe interesat legjitime të klubit”, shkruhet në deklaratën e Atletico Madrid, raportojnë mediat spanjolle.

Presidenti i Atleticos, Enrique Cerezo është shprehur së fundi për çështjen se Barcelona dhe Griezmann kanë shkelur rregullat e Federatës, duke nënshkruar një marrëveshje në mars. Sipas rregullores së Federatës Spanjolle të Futbollit, neni 143, “… klubi i interesuar për të përvetësuar një futbollist profesionist duhet të njoftojë dhe komunikojë me shkrim interesimin e tij te klubi që zotëron lojtarin, përpara e të nisë negociatat me vetë futbollistin”.




Skip to toolbar