Fiton mandatin e pestë. Adriatik Zotkaj i Poliçanit thyen rekordin

AKTUALITET


Adriatik Zotkaj, kandidati socialist për bashkinë e Poliçanit ka thyer rekordin duke fituar mandatin e 5-të si kryebashkiak.

Zotkaj do të drejtojë edhe për katër vite të tjera Poliçanin, pasi në këto zgjedhje ka arritur të fitojë me 4681vota.

Ai drejton bashkinë e Poliçanit prej vitit 2004 dhe mban titullin “Qytetar Nderi” i qytetit, që drejton prej 15 vjetësh. Zotkaj është një ndër kryebashkiakët më jetëgjatë. Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2015, ai fitoi me 72.46% të votave.

Gjithashtu, disa kandidatë të tjerë të PS kanë arritur të marrinë mandatin e tretë. Të tillë janë kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, dhe ai i Himarës, Jorgo Goro. Të dy këta kryebashkiakë do të drejtojnë edhe për katër vite të tjera nën siglën e PS, duke u bërë kështu drejtues të këtyre bashkive për 12 vite me radhë.



Skip to toolbar