Nuk kanë fund telashet për Teutën, e cila pasi u turpërua 5-0 nga Laçi pak ditë më parë, ka vijuar me të njëjtën histori dhe sot, pasi është mundur në transfertë nga Flamurtari me rezultatin 3-1.
Skuadra durrsake nuk ka pësuar vetëm një humbje që tregon momentin e vështirë të saj, por kjo disfatë e sotme e ka zbritur ekipin durrsak në vendin e katërt në renditje, ndërsa vendin e tretë e kanë marrë vlonjatët.
Ribaj ka kaluar në epërsi skuadrën e tij që në mintuën e 2` të takimit, ndërsa në pjesën e dytë Xhevair Sukaj dyfishon për Flamurtarin.
Teuta reagon dhe ngushton shifrat në 2-1 me gol të Traores, por në fund janë vlonjatët ata që shënojnë përsëri me Bathën, duke vulosur shifrat në 3-1.
Kështu u mbyl “derbi” i bregdetit, me Flamurtarin që tashmë që i bën presion Kukësit të vendit të dytë, pasi diferenca mes tyre është vetëm katër pikë dhe në fundjavë do të kenë përballje direkete.