FOTO LAJM: Pa truproja dhe udhëtim me tren, presidenti austriak ‘vjedh’ vëmendjen e rrjetit

BOTA


Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen ka vjedhur vëmendjen e rrjetit pasi teksa pritet të vizitojë Italinë dhe të takojë homologun e tij italian, Sergio Mattarellën është shfaqur “ndryshe”.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, ai shihet se shkon edhe në takime zyrtare pa shoqërues dhe truproja të shumtë apo mjete te blinduara që shohim shpesh në vendet e tjera. 
Pa truproja, me një valixhe që e mban vetë dhe në një udhëtim me tren, Presidenti austriak ka bërë xhiron e rrjetit me këtë veçanti të tij.





Skip to toolbar