Fox News: DASH, asnjë ndryshim për Sali Berishën

Më të fundit


Deri më sot, duket se nuk ka asnjë lëvizje për sanksionet amerikane kundër ish kryeministrit Sali Berisha.

Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj pyetjeve të Fox News Digital nëse do të merrte në konsideratë heqjen e sanksioneve kundër Berishës dhe nëse sanksionet në fuqi penguan zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Një zëdhënës i tha Fox News Digital të enjten se “Departamenti nuk ka asgjë për të raportuar për këtë përcaktim në këtë kohë”.

Gara e Berishës ka qenë e mbushur me ndërlikime të tjera, shkruan Fox News, duke përfshirë heqjen e imunitetit të tij ligjor në dhjetor 2023 dhe mbajtjen në arrest shtëpiak deri në nëntor 2024. Berisha aktualisht është në pritje të gjyqit për akuzat për korrupsion, vijon më tej artikulli. /abcnews.al



Skip to toolbar