Fuqia e qëndrimit në shtëpi

AKTUALITET


Zbatimi i vendimit për qëndrimin në shtëpi duhet ndjekur nga të gjithë, pasi sjellja individuale është thelbësore në kufizimin e përhapjes së COVID-19

Në këtë foto tregohet skema se nëse një person del normalisht infekton 2.5 njerëz në 5 ditë dhe në 30 ditë janë 406 njerëz të infektuar.

Nëse e redukton daljen me 50%, infekton 2.5 njerëz në ditë dhe në 30 ditë janë 15 njerëz të infektuar.

Dhe nëse e redukton daljen me 75% infekton 0.65 njerëz në 5 ditë dhe në 30 ditë janë vetëm 2.5 njerëz të infektuar.

Duke i bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi Instituti i Shëndetit Publik ka nënvizuar se sjellja individuale është thelbësore në kufizimin e përhapjes së COVID-19, ndaj ISHP kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve.

“Zbatimi i vendimit për qëndrimin në shtëpi duhet ndjekur nga të gjithë. Duket e vështirë, por është thjesht të bësh më të mirën, për veten dhe ata që të rrethojnë! Sjellja individuale është thelbësore në kufizimin e përhapjes së COVID-19 ndaj kërkojmë bashkëpunimin tuaj”, ka theksuar ISHP.



Skip to toolbar