Fillon orari i vetëizolimit, ushtria zbret në rrugët e Tiranës dhe Durrësit

AKTUALITET


Ministria e Mbrojtjes njofton se menjëherë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama efektivët e Forcave të Armatosura kanë zbritur në terren, për t’u siguruar që qytetarët zbatojnë masat e izolimit nëpër shtëpi, si masë parandaluese e koronavirusit.

Ministria bën me dije se efektivët e FA kanë nisur patrullimin me mjete të blinduara në kryeqytet, në autostradën Tiranë-Durrës dhe në qytetin e Durrësit.


“Efektive te FA (Policia Ushtarake dhe Forca Tokesore) me mjetet e blinduara kane nisur patrullimin ne kryeqytet, ne autostraden Tirane – Durres dhe qytetin e Durresit ne mbeshtetje te policise se shtetit per disiplinimin dhe ndergjegjesimit te qytetareve per respektimin e rregullave te vendosura keto dite”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes




Skip to toolbar