Gara për FBI shqiptare kthen nga Amerika ish zëvendës prokurorin

AKTUALITET


SPAK ka hapur garën për postin e drejtuesit të BKH që është cilësuar ndryshe si FBI shqiptare dhe për drejtimin e të cilës kanë shfaqur interes emra të rëndësishëm të policisë dhe drejtësisë.

Burime të sigurta brenda Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar konfirmojnë për News 24 se kanë shfaqur interes për të drejtuar të BKH-në të pakët 7 kandidatë deri tani, mes tyre dhe Fatos Dervishi, i cili në fillim të viteve ’90 ka qenë zëvendës Prokuror i Përgjithshëm, por prej disa vitesh jeton në SHBA.


Gjithashtu në garë për kreun e BKH është edhe Artan Shkëmbi, drejtues i Task-Forcës.

Në total deri më tani janë shtatë persona që kanë shfaqur interes, ndërsa vetëm katër prej tyre kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë, i cili po shqyrtohet nga komisioni.

Një nga kriteret kryesore për drejtuesin e BKH, krahas eksperiencës, janë dhe aftësitë e mira fizike. Afati i fundit për të aplikuar për drejtuesin e BKH është data 30 janar 2020.




Skip to toolbar