Gazetarja e CNN kundër Handke për Nobelin: Të gjithë e njohim fajtorin

BOTA


Dhënia e çmimit “Nobel” në letërsi për shkrimtarin austriak Peter Handke solli reagime të shumta kundër, për shkak të përkrahjes së tij të gjenocidit që ka kryer Millosheviçi ndaj Serbenicës apo shqiptarëve të Kosovës.

Një tjetër zë i shtuar kundër dhënies së “Nobel” për Handke është edhe gazetarja e njohur e CNN Christiane Amanpour, e cila ishte edhe raportuese nga Bosnja dhe Hercegovina gjatë kohës së luftës. Ajo komentoi çmimin Nobel për Handke me një mesazh të shkurtër në twitter. “Unë isha atje. Ne të gjithë e dimë se kush është fajtori, ” shkroi Amanpour.


Viktimat dhe dëshmitarët e krimeve të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë i dërguan një letër Komitetit Nobel për Letërsi në fund të tetorit, ku shprehin protestën dhe zhgënjimin e tyre për dhënien e çmimit shkrimtarit austriak Peter Handke. Kundër tij dhe të zhgënjyer u shprehën edhe politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës dhe shumë kolegë e shkrimtarë ndërkombëtarë të Handke. Në lidhje me ceremoninë e ndarjes së çmimit “Nobel” në letërsi për Peter Handke, Shqipëria, Kosova, Turqia, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut e bojkotuan atë për shkak të përkrahjes që ai ka bërë ndaj politikave kriminale të ndjekura nga Sllobodan Millosheviç gjatë viteve 1990.




Skip to toolbar