Gërvalla: Greqia së shpejti e njeh Kosovën

KOSOVA


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka deklaruar se Greqia shumë shpejt do ta njeh pavarësinë e Kosovës.

Mund të them se ka disa lëvizje në drejtim të duhur, po ashtu jam e bindur që Greqia mund të lëvizë drejt njohjes së Kosovës. Nuk ka më arsye siç kanë qenë, kemi disa përafrime e vizita që i kemi pasur”, tha Gërvalla-Schwarz.


Mes tjerash, gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme, Gërvalla-Schwarz, tha se Kosova për herë të parë do të hapë edhe ambasadë në Poloni.

“Mund të them se për herë të parë do të kemi ambasadën ose konsullatën zonë në Poloni. Kemi kryer të gjitha procedurat dhe jemi ftuar që ta sigurojmë objektin dhe procedurat tjera diplomatike. Nuk jemi në dijeni nëse edhe Polonia do ta bëjë edhe në Kosovë, pra nëse do ta hap edhe Polonia në Kosovë”, deklaroi ministrja.




Skip to toolbar