Berisha njofton cunam në Tiranë, po kush e kontrollon protestën ai apo Basha?

AKTUALITET


Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha zbuti tonet të enjten në mbrëmje teksa garantoi se protesta e së premtes do të jetë paqësore, ndryshe thotë Berisha.

Ai shkruan në facebook se “një cunam i jashtëzakonshëm po i afrohet Tiranës”, duke përdorur një gjuhë tjetër nga Basha, i cili tha se në protestë do të vijë me gruan dhe me vajzat për të siguruar se nuk do të lejojë akte dhune.


“Cunami i jashtëzakonshëm po afron. Tirana dhe Shqipëria çajnë sheshet dhe rrugët e Tiranës! Rama i lemeritur drejt vrimës së miut!”, shkruan Berisha i cili e shoqëron komentin me një video nga protestat e kaluara, ku pavarësisht yjeve të flamurit të BE dhe flamujve amerikanë, nuk kanë munguar shashkat e molotovët.

Megjithatë orët e protestës së mbrëmjes së të premtes do të vërtetojnë nëse ajo është nën kontrollin e Bashës apo të Berishës.

Cunami i jashtezakonshem po afron. Tirana dhe Shqiperia cajne sheshet dhe rruget e Tiranes! Rama i lemeritur drejt vrimes se miut! sb

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 21. Juni 2019



Skip to toolbar