“Fundi” i botës: Përmbytet Venecia (nën ujë)

AKTUALITET


Venecia është nën pushtetin e ujit prej dy ditësh. Që nga viti 1966 kur niveli arriti 194 cm në zonën e historike dhe pjesë të tjera të qytetit, mbrëmjen e të martës niveli i ujit arriti 180 cm, ndërsa të mërkurën ra në 120 cm. Ky është niveli i dytë më i lartë i arritur ndonjëherë, duke bërë që qyteti i Venecias të përmbytet i tëri. Nën ujë është zgjuar Bazilika e San Marco, duke alarmuar autoritet për rrezikun e dëmtimeve serioze.

Sheshi përpara bazilikës u zhyt i gjithi nën ujë, ndërsa për qytetarët u bë i  pakalueshëm. “Kjo është një fatkeqësi, duhet të llogarisim dëmet”, tha kryetari i bashkisë Lugi Brugnaro, ndërsa po kryente inspektimin në San Marco. Autoritetet kanë pezulluar mësimin në Venecia, ndërkohë një i moshuar 78-vjeçar humbi jetën, duke shënuar viktimën e parë për shkak të motit të keq. Autoritetet thonë se përmbytja si këtë herë e Bazilimkës, ka vetëm pesë precedentë në të gjithë historinë e saj.


Ministri Italian i Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore Dario Franceschini, u shpreh se sapo uji të ulet, do të fillojë evidentimi i dëmeve dhe do të financohet për riparimin e plotë të tyre. Ndërkohë, inxhinierët kërkojnë të përmirësohen teknikat e mbrojtjes së monumenteve të rëndësisë së veçantë, duke instaluar popma për nxjerrjen e ujit apo dhe porta mbrojtëse.




Skip to toolbar