Një person i pajetë gjendet në afërsi të kufirit shqiptaro-grek, mbi fshatin Ponçarë.
Sipas informacioneve paraprake, viktima nuk ka shenja dhune në trup, ndërsa trupi do të çohet në morg për ekspertizë.
Pritet identifikimi i personit,i cili nga kqyrja paraprake mendohet të jetë rreth 60 vjeç, e më pas do të bëhen edhe hetimet mbi zbardhjen e rrethanave që kanë sjellë vdekjen e tij.