Gjenerali amerikan: Në Shqipëri, për sigurinë e Ballkanit

#NËRADAR


Shqipëria ka marr kryesimin e Kartës së Adriatikut, një nisëm kjo e inicuar vite me parë nga SHBA për të ndihmaur Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë në rrugën e tyre të anëtarësimti në NATO. E në kuadër të këtij kryesimi është zhvilluar një ditë më parë në Durrës takimi i Shefave të Shtapit të vendeve anëtare. Pjesë e këtij takimi ishte dhe Gjeneral Lejtant Stephe Twitty, Zv.Komandat i Forcave Amerikane në Europë. Në një intervistë për gazetarin e “Real Story” Thimi Samarxhiu, Gjeneral Tëitty vlerëson rolin e ushtrisë shqiptarë në të gjitha misionet ku ajo bën pjesë si dhe garanton se SHBA do të vijoi të mbështes fuqishëm ushtrinë shqiptare. Ai ndalet dhe tek Baza e Kuçovës, kërcënimet që vijnë nga “aktorë të tretë” si dhe tek fakti se pse Ballani është kaq i rëndësishëm për SHBA dhe NATO.

Thimi Samarxhiu: Gjeneral, së pari falminderit që gjetët kohë për këtë intervistë. Do doja ta nisja me përshtypjet tuaja për Shqipërinë, pasi më thatë që është hera e tretë që e vizitoni. Sa ka ndryshuar Shqipëria në këto kohë?


Lt.Gen. Stephen M. Twitty – Zv.Komandat i Forcave Amerikane në Europë: Përpara se të nisim, e di që Shqiperia është goditur nga tërmetet gjatë javës dhe fal Zotit nuk ka pasur të lënduar serioz apo të vdekur. Dua të shpreh mbështetjen e madhe të Shteteve të Bashkuara për qytetarët e Shqipërisë. Të kthehemi tek pyetja nëse shoh ndryshime. Padyshim që shoh ndryshime dhe janë inkurajuese. Kam qenë këtu në 1999 ku po përpiqeshim të antarësonim Shqipërinë në NATO, kam qenë ndihmësi i Gjeneralit Clark në atë kohë dhe vendi juaj i dha vlerësimin më të madh Gjeneralit Clark në atë kohë. Kam qenë në Tiranë, bregdetin dhe mund të them që ju keni një zhvillim të jashtëzakonshëm ekonomik dhe jam shumë i impresionuar nga ushtria juaj. E ardhmja juaj është e ndritur.

Th.S.: Gjenaral, ju përmendët angazhimin tuaj në antarësimin e Shqipërisë në NATO dhe tashmë shënohen 10 vite nga antarësimi i vendit tonë dhe kemi një nga gjërat më të mëdha dhe të rëndësishme që po ndodhin, Bazën e Kuçovës, e cila do të kthehet dhe në një qendër të NATO-s në Rajon. Pse u zgjodh Shqipëria dhe pse Kuçova?

Gjeneral Twitty: Për disa arsye. E para, nëse shikoni aksesin, është në një vend shumë të mirë për të mundësuar akses në Ballkan dhe e dyta modernizimi i asaj baze të do të sjell aftësi dhe kapacitete që nuk janë në asnjë bazë në këtë Rajon.  Jo vetëm NATO është e lumtur që do ta përdorë por edhe ne, Ushtria e SHBA jemi të lumtur që do ta përdorim atë bazë.

TH.S.: Përtej pjesës ushtarake, si kjo bazë do ndihmoi njerëzit në Shqipëri?

Gjeneral Twitty: Do të shihni më shumë forca të NATO-s që do jenë në bazë, do të shihni forca amerikane dhe si rezultat mund të shihni dhe një zhvillim ekonomik. Është ende herët për të bërë një parashikim, por jam i sigurt që sa më shumë trupa të vijnë e ta përdorin, aq më shumë do mund të shihen dhe frytet ekonomike. Por edhe njëherë, është ende herët në këtë pikë.

TH.S.: SHBA kanë qenë mbështetësit më të mëdhenj për ushtrinë shqiptare. Fillimisht kishim ndihma me makina ushtarake, tani me 3 helikopter. A do të vijoi kjo mbështetje dhe cili do të jetë hapi i radhës?

Gjeneral Twitty: Qëllimi ynë është që të vijojmë mbështetjen për Shqipërinë. Ju keni treguar dëshirën për të pasur paisje amerikane. Kemi shumë gjëra që mund t’ju ndihmojnë për të modernizuar ushtrinë tuaj. Ju jeni në një rrugë të mbarë agresive tashmë për të arritur 2% e buxhetit për ushtrinë, nisur nga 2016 deri në 2024 ku keni premtuar që do ta arrini dhe bashkë me të vijnë shumë të mira, përfshi dhe paisje amerikane.

TH.S.: Si e shihni roli ne ushtarëve shqiptarë, pasi për hir të së vërtetës ne nuk kemi avion, por kemi vetëm ushtarë? Si e shihni angazhimin e tyre gjatë misioneve apo stërvitjeve të përbashkëta, krahasur me vendet të tjera.

Gjeneral Twitty: Kjo është një pyetje shumë e mirë. Unë për vete jam një ushtar i Ushtirsë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe per ne, më i rëndësishme se paisjet është ushtari amerikan dhe jam i bindur që është kështu edhe me Shqipërinë. Ju dëshironi një ushtri më profesionale dhe kjo nis me ushtarët e asaj ushtrie. Dhe për Shqipërinë, nëse shihni operacionet ku ju merrni pjesë unë jam jashtëzakonisht i impresionuar. Ju jeni në Afganistan dhe jeni në fakt kontribuesi i dytë më i madh për numër banorësh atje, jeni në Kosovë, në Irak dhe në shumë vende të tjera, gjithashtu merrni pjesë dhe në stërvitje të NATO-s. Shqipëria po i përmbahet angazhimeve të saj dhe kjo është për tu vlerësuar.

TH.S.: Gjeneral, Shtetet e Bashkuara kanë një fokus të veçant në Ballkan, po pse është kaq i rëndësishme për SHBA dhe NATO Ballkani?

Gjeneral Twitty: Përgjigja është shumë e thjesht. Nëse ne kemi një Ballkan të stabilizuar, atëherë kemi dhe një Europë të stabilizuar. Është kyçe që Ballkani të mbetet një zonë e qetë dhe kjo është dhe arsyjea se pse ne zhvillojmë këtë konferencë sot. Ka shumë vende që janë angazhuar edhe sot këtu, përkushtuar ndaj stabilitetit në Rajon. Por ajo që ne kërkojmë dhe angazhimi im si zv.Komandat i EUCOM këtu është që të sigurojmë që kemi paqe dhe stabilitet në vendet e Europës dhe pjesë e asaj paqe dhe stabiliteti është dhe të sigurohemi që edhe Ballkani ështe stabël. Njësoj si dhe Balltiku. Ne e dimë që Lindja është e kërcënuar nga aktivitete dashakeqe dhe ne duam të sigurojmë partnerët dhe aletatët tanë që i mbështesin ata për të arritur objektivat në çështejt e sigurisë.

TH.S.: Gjeneral, ndoshta është një pyetje politike, por a mund të kemi stabilitet në Ballkan me Serbinë që nuk e njeh Kosovën? Siç ju e përmendët ju keni qenë këtu në 1999, por tani kemi një Ushtri të Kosovës e cila mbështetet nga SHBA por jo dhe aq nga disa vende të tjera. Si do të vijoi kjo?

Gjeneral Twitty: Nuk dua të flas përpara drejtuesve politik dhe diplomatëve. Ne po e shohim këtë me vëmendje në SHBA, në aspektin e politikës. Prandaj them le të shohim se do të jetë politika jonë dhe më pas mund të ma bëni atë pyetje.

TH.S.: Gjeneral, flasim shumë për infulencë ruse apo të vendeve të tjera, sa reale është kjo infulence? Dhe duke u kthyer tek Baza e Kuçovës, a mendoni që  Shqipëria mund të jetë “objektiv” i Rusisë me këtë bazë?

Gjeneral Twitty: Do ta nis me pjesën e objektivit. Është me rëndësi kritike që NATO si e tërë, të 29a vendet, të mbështesin njëri-tjetrin, dhe ashtu si çdo vend që mund të jetë objektiv, edhe Shqipëria mund të jetë objektiv. Forca e Aleancës së NATO-s na bën më të fortë; është diçka e mrekullueshme që Shqipëria është pjesë e Aleancës së 29 vendeve dhe sulmi ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve. Lidhur me pjesen e parë të pyetjes, do ti rikthehem dhe njëherë asaj çfarë thash: nëse kemi një Ballkan të sigurt, në paqe, pa kërcënime, pa ndikime dashakeqe, pa terrorizëm, pa korrupsion, pa të gjitha këto, atëherë kemi dhe një Europë të sigurt. Ne ndajmë të gjithë të njëjtat vlera, kemi të njëtjat interesa dhe kjo është të kemi një vend të lirë dhe të sigurt.

TH.S.: Shumë njerëz thonë që tashmë në fakt lufta ka nisur, por nuk është ajo klasikja me armatime, avion, por ajo kibernetike. A duhet të jemi të frikësuar nga kjo luftë e re?

Gjeneral Twitty: Nuk do të thoja që është një luftë dhe nuk do thoja që të jeni të frikësuar. Duhet ta kuptojmë që ka shumë domenine tashmë. Kur unë kam qenë i ri, nuk ekzistonte një gjë e tillë. Ne kishim luftime në tokë, anije në dete dhe avion mbi kokat tona por ka shumë mënyra tashmë që kundërshtarët tanë dhe aktorë dashakeqë mund të përdorin për të shkaktuar trazira në mënyrën tonë të jetesës. Një nga ato është në fushën kibernetike, një në fushën e informimit, një tjetër në hapsirë. Ne duhet të sigurohemi që ti kuptojmë këto kërcënime dhe të mbrohemi prej tyre.

TH.S.: Pyetja e fundit është më shumë një këshillë. Pse të rinjtë duhet të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura?

Gjeneral Twitty: Është shumë e thjeshtë. Unë jam ameriak dhe është një thirrje fisnike për të qenë pjesë e diçkaje më të madhe se vetja. Unë e dua vendin tim dhe dua t’i shërbej vendit tim. Pra, nëse e doni vendin tuaj ju duhet ti shërbeni atij. Shërbim vetëmohues për vendin tuaj./Realstory.al./

Intervistoi Thimi Samarxhiu




Skip to toolbar