Gjikondi: Berisha e ka pasur policinë si “mashë” për të goditur kundërshtarët politikë

Më të fundit


Juristja Brizida Gjikondi, në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se çdo efektiv pjesë e strukturës së policisë ka pasur akses në aplikacione jo të ligjshme, referuar edhe diskutimeve lidhur me përfshirjen në “sky ecc”, tha se nuk duhet të jetë pjesë e radhëve të policisë.

Ndërsa komentoi deklaratat e fundit e ish-kryeministrit Sali Berisha, Gjikondi tha se e ka përdorur policinë gjithmonë si “mashën” e tij për të goditur kundërshtarët politikë.

“Mendoj që kush ka qenë aplikues dhe ka pasur aplikacione jashtë ligjore nuk duhet të bënte pjesë e radhëve të policisë së Shtetit. Kush ka pasur akses në aplikacione jo të ligjshme isha pro edhe për testin që u kërkua atëherë për testin e drogës. Sa për zotin Berisha, ai e ka pasur policinë si mashën e tij për të goditur kundërshtarët politikë. Shpresoj që tani që po përpiqemi të marrim standardet e BE policia të ketë pavarësinë e saj. Dhe kam përshtypjen që zoti Rama është i shumë ngjyrave dhe nuk ka komplekse që merr funskionarë, nga një krah apo tjetër. Aktualisht policia është mirë, por mendoj që ka ende punë, por sidomos pjesa e rrogës duhet të jetë më prioritet”, u shpreh ajo.



Skip to toolbar