TIRANË- Ish-oficeri i lartë i policisë, Arben Hajdarmataj, i ftuar në “Real Story” u shpreh se Policia e Shtetit nuk ka patur asnjë rast parandalimi në rrethanat kur një grup kriminal ka tentuar të godasë rivalët e tij.
Ai theksoi se të gjithë kriminelët shqiptarë sot fshihen në Dubai dhe vende të tjera.
Sipas tij, vetëm SPAK ka arritur të godasë grupe kriminale, ndërsa Policia dhe Prokuroria nuk kanë patur asnjë referim për ata që njihen si “të fortët”.
“A kemi ndonjë parandalim realisht që ka kapur një grup kriminal që kishte tendencë për të goditur dhe vrarë një grup tjetër, një fakt tjetër është se sot të gjithë kriminelët janë në Dubai. Pothuajse të gjithë janë në Dubai. Ka një goditje të grupeve kriminale edhe nga SPAK për hir të së vërtetës”, tha ai.
Ai theksoi se grupet kriminale e kanë kuptuar se u ka rënë mbështetja politike në qytete si Shkodra dhe Elbasani.
“Unë kam një qasje tjetër, nuk e di se si mund të merret, por do ta them se mos kanë kuptuar këta grupet kriminale, që realisht u ka ikur dhe një mbështetje politike, sepse fakti që grupe kriminale, nga Shkodra, Elbasanasi që ishin të lidhur dhe të faktuar edhe nga SPAK që ishin të lidhur me politikën dhe merreshin pjesë në proceset zgjedhore, sot janë prapa burgut”, tha ai./abcnews.al