Rama uron Kombëtaren: Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike

Më të fundit


Shqipëria do të jetë pjesë e finaleve të Europianit të vitit 2024, që do të luhen në Gjermani duke nisur nga qershori i vitit të ardhshëm.

Kualifikimi është siguruar matematikisht pas barazimit me rezultatin 1-1 në stadiumin “Zimbru” të qytetit të Chișinău përballë Moldavisë.


Pas këtij suksesi të madh të arritur nga lojtarët e Kombëtares nuk ka munguar një urim edhe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan:

“Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike”, shkruan në urimin e tij kryeministri Edi Rama.




Skip to toolbar